Leicester me transferim 40 milionësh

Futboll

Leicester me transferim 40 milionësh

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 12:40
Youri Tielemans

Skuadra e Leicester City do të futet me pretendime të mëdha në sezonin e ardhshëm në Premierligë.

 Për të pasur rezultate sa më të mira, skuadra e udhëhequr nga Brendan Rodgers po kryen edhe transferime në këtë merkato.

Sipas raportimeve të fundit nga mediet britanike, Leicester janë shumë afër që të kompletojnë transferimin e Youri Tielemans.

Tielemans ka kryer testet mjekësore duke lënë të kuptohet se kalimi i tij nga Monaco në Premierligë është shumë afër.

Lojtari raportohet të ketë qenë tek Leicester gjatë këtij vikendi, dhe finalizimi për marrëveshjen është shumë afër.

Leicester pritet të paguajnë 40 milionë funte për të pasur shërbimet e lojtarit belg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat