Zyrtare: PSG transferon mbrojtësin e Ajaxit

Futboll

Zyrtare: PSG transferon mbrojtësin e Ajaxit

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 13:08
Mitchel Bakker

PSG ka arritur ta transferojë në ekip mbrojtësin e Ajaxit, Mitchel Bakker.

19-vjeçari ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me Parisin, transmeton KosovaPress.

Pos tij në “Parkun e Princave” kanë ardhur edhe Ander Herrera dhe Marcin Bulka nga Manchester United si lojtarë të lirë dhe Pablo Sarabia nga Sevilla i cili ka kushtuar 18 milionë euro.

Holandezi ka pasur 22 paraqitje dhe ka shënuar tri gola.

Nga Parisi këtë verë janë larguar shumë lojtarë si Dani Alves, Gianluigi Buffon dhe Adrien Rabiot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat