Fernandes i sigurt se do transferohet në United

Futboll

Fernandes i sigurt se do transferohet në United

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 13:52
Bruno Fernandes

Mesfushori i Sporting CP, Bruno Fernandes është i sigurt që do të transferohet në “Old Trafford”.

Mediat angleze thonë se Fernandesi është duke qëndruar i qetë për këtë situatë, transmeton KosovaPress.

United akoma nuk kanë bërë ndonjë ofertë për portugezin por është e kuptueshme që ai është gati për të provuar sfidën e radhës.

Fernandesi ka shënuar 31 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar.

Liverpool dhe Tottenham janë të lidhur me portugezin gjithashtu, mirëpo United qëndron në pozitën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat