Neres hedh poshtë mundësitë për transferimin tek Man Utd

Futboll

Neres hedh poshtë mundësitë për transferimin tek Man Utd

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 15:48
David Neres

Ylli i Ajax Amsterdam, David Neres, ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit tek Manchester United.

Neres ka bërë të ditur se e ardhmja e tij do të jetë tek Ajax, edhe përkundër zërave që insistonin se ai do të largohet nga skuadra gjatë kësaj vere.

22 vjeçari anësor është lidhur me një transferim të mundshëm tek Manchester United gjatë muajve të kaluar, pasi impresionoi me paraqitjet e tija sezonin e kaluar.

Por, lojtari zbuloi gjithçka pas fitores së  Brazilit në Kupën e Amerikës.

“Jam duke pirë një birrë, sepse kam diçka për të festuar. Unë duhet të kthehem tek Ajax më 28 korrik. E ardhmja ime është tek Ajax” ka thënë lojtari.

Lojtari pati një prej paraqitjeve më të mira sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen kundër Juventus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat