Herrera befason me deklaratën rreth Man Utd

Futboll

Herrera befason me deklaratën rreth Man Utd

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 16:45
Ander Herrera

Ander Herrera pretendon se bordi i Manchester United nuk arriti ta bindë atë për “rëndësinë e tij brenda skuadrës” mes bisedimeve të kontratës, gjë që çoi në transferimin e tij të lirë në Paris Saint Germain.

29-vjeçari nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me kampionin francez javën e kaluar pasi marrëveshja e tij e mëparshme në ‘Old Trafford’ skadoi më 1 korrik.

Mesfushori spanjoll nënshkroi për ‘Djajtë e Kuq’ nga Athletic Bilbao në vitin 2014 dhe shpejt u bë i preferuari i tifozëve për shkak të stilit të tij të fortë të lojës dhe pasionit në fushë.

Herrera realizoi 189 paraqitje për United në të gjitha garat, duke shënuar 20 gola, duke fituar gjithashtu FA Cup, Carabao Cup dhe Ligën e Evropës.

“Nuk më pëlqen të shikoj në të kaluarën, por ka pasur dallime në lidhje me projektin dhe rëndësinë time brenda tij”, tha ai për Marca. “Isha shumë i lumtur, kam shumë për të falënderuar klubin, tifozët dhe gjithashtu Solskjaer”.

“Ai më bindi të qëndroja, por gjërat nuk rodhën ashtu siç duhet. Bordi i United arriti vonë dhe, në atë kohë, unë tashmë e kisha marrë vendimin për të luajtur në Paris”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat