Lucas i lumtur pas prezantimit te Bayerni, mezi pret startin e sezonit

Futboll

Lucas i lumtur pas prezantimit te Bayerni, mezi pret startin e sezonit

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 17:43
Lucas Hernandez

Lucas Hernandez është prezantuar te Bayern Munich, do ta veshë fanellën me numrin 21.

Është blerë në mars të vitit 2019 dhe iu bashkua ekipit tash e një kohë, por mbrojtësi i majtë francez, Lucas Hernandez, vetëm sot është prezantuar në “Allianz Arena” si lojtari më i ri i Bayern Munich.

23-vjeçari, që i ka kushtuar Bayernit 80 milionë euro për t’ia rrëmbyer Atletico Madridit, do ta bartë fanellën me numrin 21.

Ai ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me klubin gjerman, deri më 2024.

Gjatë kësaj kohe, Lucas ka premtuar punë dhe angazhim maksimal për të fituar sa më shumë trofe me Bayernin.

“Jam shumë i lumtur, do të jap gjithçka në fushë për këtë fanellë, që t’i ndihmoj shokët. Mezi pres sezonin”, u shpreh Lucas.

“FC Bayern është një nga klubet më të mira në botë. Ata luftojnë çdo vit për kampionatin për kupën dhe në Champions League, ata janë gjithmonë në luftë në çdo garë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat