Ky është arkitekti që do të ndërtojë stadiumin e Kombëtares së Kosovës: Zbulon pamjet mahnitëse të dizajnit

Futboll

Ky është arkitekti që do të ndërtojë stadiumin e Kombëtares së Kosovës: Zbulon pamjet mahnitëse të dizajnit

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 18:41
Murat Tabanlioglu

Kompania Tabanlioglu Architects në krye me Murat Tabanlioglun, kanë dizajnuar dhe projektuar stadiumin nacional të Kosovës, i cili do të ndërtohet në Drenas.

Arkitekti turk e ka përfunduar dizajnin e stadiumit, për të cilin thotë se është ndërtuar për të mbledhur popullin kosovar bashkë, ndërsa shton se struktura e tij do të jetë urë për popullin e Kosovës.

“Struktura urbane do të jetë urë për njerëzit, do t’i bashkojë ata përmes sportit”, ka thënë Tabanlioglu për Dezeen.

Ai ka shtuar se pamja e këtij stadiumi reflekton në identitetin multietnik dhe bashkëkohor të Kosovës.

“Stadiumi do t’i mbledhë 30.000 njerëz së bashku. Duke marrë parasysh se Kosova është vend i dalur nga lufta, lidhjet mes njerëzve janë shumë të rëndësishme”, theksoi ai.

Aritekti turk ka folur edhe për materialin e ndërtimit, duke thënë se për të, do të përdoret një fasadë shumë e veçantë.

“Fasada e stadiumit është e mbrojtur nga një material fleksibël, i cili është në harmoni me parkun natyror që i bashkohet kësaj strukture të madhe, duke ndarë kështu me shkallë-shkallë masën e stadiumin, në mënyrë që struktura të shihet si një perde e hollë mes parkut dhe qiellit”, shpjegoi tutje ai.

Kujtojmë se ndërtimi i stadiumit për emrin e të cilit ende nuk është vendosur, do të fillojë kah fundi i vitit 2019. Stadiumi nacional i Kosovës do të zë plot 30.000 persona, ndërsa edhe pse jo zyrtarisht, është raportuar se ndërtimi i tij do të kushtojë diku rreth 40-50 milionë euro.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat