Zyrtare: Donis Avdijaj transferohet te Trabzonspori

Futboll

Zyrtare: Donis Avdijaj transferohet te Trabzonspori

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 20:21
Donis Avdiaj

Donis Avdijaj edhe zyrtarisht është lojtar i klubit turk, Trabzonspor.

Talenti i Kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj, është bërë me klub të ri, pas disa muajsh pushim, pasi Willem II shkëputi kontratën me 22-vjeçarin në mars të vitit 2019.

Fati tani ka duartrokitur në derën e futbollistit që dikur, kishte klauzolë lirimi te Schalke 50 milionë euro, por për shkak të disiplinës, nuk bëri vend as te klubi gjerman.

Talenti i Kosovës do ta vazhdojë karrierën tani në Turqi, te Trabzonspor.

Ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare me opsion për një vit të katërt.

“Është arritur marrëveshja katërvjeçare me futbollistin profesionist Donis Avdijaj, i cili vjen me parametra zero,” komunikon klubi turk në sajtin zyrtar.

Sipas mediave turke, 22-vjeçari do të paguhet 250 mijë euro në vit te Trabzonspori. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat