Mesfushori Dani Ceballos ka deklaruar se skuadra e tij e ardhshme ka një kusht të panegociueshëm: Të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm 2019-2020.
Për këtë arsye, mesfushori 22-vjeçar spanjoll vendosi të hedhë poshtë ofertën për të luajtur me Milan dhe Arsenal. Kuqezinjtë nuk do të luajnë në Europë sezonin e ri, ndërsa “topçinjtë” do të luajnë në Europa League.
Në këtë mënyrë, skuadra e vetme nga ato që e kërkojnë që ia ofron këtë mundësi është Tottenham. Skuadra e Spurs është gati të paguajë 70 milionë euro për talentin e Real Madrid.
Te "merengues", Ceballos do të jetë sërish një lojtar stoli, ndërsa Tottenham i ofron të dyja: Një fanellë si titullar dhe një vend në Champions League.