Interi arrin marrëveshje me mesfushorin italian

Futboll

Interi arrin marrëveshje me mesfushorin italian

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 22:54
Nicolo Barella

Interi përfundimisht ka rënë dakord për Nicolo Barellën, siç është raportuar se Cagliari janë të gatshëm të pranojnë ofertën prej 40 milionë euro plus 6 milionë të tjera bonuse.

Mesfushori ishte i lidhur me Romën, Napolin, Milanin, por ishte gjithmonë i vendosur të bashkohej me ‘Nerazzurët’.

Pas javëve të negociatave, Sky Sport Italia pretendon se takimi i kësaj mbrëmje ishte vendimtar.

Besohet se Cagliari po e ul çmimin e kërkuar prej 50 deri 40 milionë euro plus 6 milionë euro bonuse.

Mbi të gjitha, ‘sardenjët’ janë të gatshëm të lejojnë që pagesa të kryhet gjatë disa viteve, kështu që do të jetë një huazim me detyrim për t’u blerë.

Sky pretendon se ky transferim do të zyrtarizohet brenda 48 orëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat