Kaloi nga Roma te Sampdoria: Ky nuk është një hap pas, këtu punoj i qetë

Futboll

Kaloi nga Roma te Sampdoria: Ky nuk është një hap pas, këtu punoj i qetë

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 23:32
Eusebio Di Francesco

Në Bogliasco është prezantuar sot trajneri i ri i skuadrës së Sampdoria, Eusebio Di Francesco. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Marco Giampaolo, trajnerin e ri të Milanit.

Di Francesco rikthehet në stol pas shkarkimit sezonin e fundit nga detyra e trajnerit të Romës. Fakti që do të ulet në stolin e Samp nuk përbën një problem për trajnerin 50-vjeçar, që nuk e konsideron këtë detyrë të re si një hap pas.

“Jam këtu, pasi pashë diçka që më pëlqen, pasionin për futbollin. Nuk është një hap pas që kaloj nga Roma te Sampdoria, përkundrazi. Këtu mund të punoj i qetë, të bëjmë një futboll të bukur, të argëtojmë tifozët dhe mbi të gjithë të arrijmë rezultate pozitive. Ky është një ekip që ka një tifozeri që e kam pëlqyer gjithnjë”, tha Di Francesco.

Skuadra e Sampdoria drejtohet nga presidenti Massimo Ferrero, i konsideruar si “presidenti i çmendur” i Serisë A. “Presidenti më ka plotësuar çdo kërkesë dhe ishte bindës që në fillim. Për momentin nuk kemi një objektiv konkret, pasi presim deri në fund merkaton”, tha trajneri i ri.

“Merkato? Kërkojmë një mbrojtës qendre dhe një sulmues krahu. Derbi me Genoa? Dua ta fitoj. Kam përjetuar mjaft derbi me Romën dhe e di se si është ai”, tha Di francesco. Konfirmohet se nga Sampdoria do të largohen mbrojtësi Joachim Andersen dhe mesfushori Dennis Praet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat