Paqueta bekon trajnerin e ri të Milanit dhe shigjeton Gattuson!

Futboll

Paqueta bekon trajnerin e ri të Milanit dhe shigjeton Gattuson!

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 00:13
Lucas Paqueta

Një titull në dhomën e trofeve, i pari në karrierë me fanellën e Brazilit, nuk mund të mos i bëjë mirë Lucas Paqueta. Sigurisht, nuk e fitoi si protagonist, duke luajtur vetëm 35 minuta në Copa America, në vend të Dani Alves në sfidën ndaj Paraguajit, por për një djalosh 21 vjeç është shumë përvojë.

Kjo është ajo që del nga fjalët e tij. "Ky titull më sjell shumë përvojë dhe më bën të rritem si futbollist", u shpreh Paqueta për Tuttomercatoweb. "Duke qenë se jam i ri, të fitoj një trofe me kombëtaren është e rëndësishme. Kthehem te Milani me më shumë besim dhe vetëdije, i gatshëm të ndihmoj ekipin të arrijë objektivat".
Paqueta, sakaq, ka folur edhe për Giampaolon, trajneri i ri kuqezi: "Do ta njoh personalisht kur të kthehem nga pushimet, më 29 korrik, kur do të rinis stërvitjet. Tani dua të pushoj sepse vij nga një sezon ku kam shpenzuar shumë energji. Më pas, do të përqendrohem te Milani".

"Moduli i fantazistit i duhuri? Po, kam ndjekur punën te Sampdoria dhe jam i kënaqur për ardhjen e tij te Milani. Shpresoj që të ndihmoj kuqezinjtë dhe të jap kontributin tim në modulin që ai do të zgjedhë për të mirën e ekipit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat