Nainggolan dëshiron të largohet nga Interi, është i mërzitur me drejtuesit e klubit

Futboll

Nainggolan dëshiron të largohet nga Interi, është i mërzitur me drejtuesit e klubit

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 10:16
Radja Nainggolan

Ylli belg duket se është mërzitur nga deklarat e fundit të drejtorit sportiv të Interit.

Motra e Radja Nainggolan pranon se mesfushori 'nuk është shumë i lumtur' me Interin, por edhe se nuk ka kontaktuar me ndonjë skuadër për një transferim të mundshëm.

CEO Beppe Marotta konfirmoi të shtunën se Inter kërkonte ta lironte Nainggolan, vetëm një vit pasi ata sakrifikuan 24 milionë euro për të.

Ylli i Belgjikës ka qenë i lidhur me një transferim në Kinë dhe tek skuadra e Manchester United, ndonëse këta të fundit nuke dëshirojnë atë.

"Radja nuk është shumë eilumtur me atë që tha Giuseppe Marotta," tha Riana për Calciomercato.com.

"Ka një shans të mirë që vëllai im  të largohet nga Milani, edhe nëse nuk ka ekip të gatshëm për ta marrë atë tani.

"Ai gjithashtu mund të tundohej nga një ofertë nga jashtë. Unë jam shumë afër tij, por ai ende nuk më ka thënë se me cilin ekip dëshiron të bashkohet”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat