Feronikeli jep një sqarim për biletat kundër MIlanit në Prishtinë!

Futboll

Feronikeli jep një sqarim për biletat kundër MIlanit në Prishtinë!

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 10:27
Feronikeli jep një sqarim për biletat kundër MIlanit në Prishtinë!

Më 10 gusht, në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja miqësore mes skuadrës kampione të Kosovës, Feronikelit dhe gjigantit nga Italia, Milan.

“Ashtu siç kemi njoftuar, biletat kanë dalë në shitje që nga e hëna dhe blihen vetëm me mënyrën online.
Kemi marrë disa mesazhe se çmimi i biletave është i lartë e poashtu ka pasur edhe disa reagime që na shtynë drejt këtij sqarimi, por ne si klub, për fat të keq nuk mund të bëjme asgjë në këtë drejtim.

Kompania organizuese e këtij eventi të madh futbollistik, AS Events, ka të drejtën ekskluzive të shitjes së biletave dhe si e tillë, çmimet dhe vendosjen e tyre në bazë të ulësve e cakton vetëm ajo.

Nuk duhet harruar që nuk kemi të bëjmë me një skuadër amatore, por me shtatë herë fituesin e UEFA Champions League.
Është ndeshje historike për Kosovën dhe që asnjëherë më parë nuk ka zbarkuar skuadër më e madhe se Milan në “Fadil Vokrri”, sidomos për takime miqësore.

Prandaj, organizimi i kësaj super miqësoreje kërkon angazhim të jashtëzakonshëm dhe i është besuar kompanisë së lartëpërmendur. Ne si klub mund të kërkojmë vetëm mirëkuptim nga ata që nuk mund të sigurojnë një biletë për të parë ndeshjen nga afër. 

Lusim të gjithë të interesuarit që të sigurojnë biletat me kohë”, thuhet  nga Feronikeli, në faqen e klubit është vendosur edhe linku që mund të blihen biletat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat