Shkëndija është e gatshme

Futboll

Shkëndija është e gatshme

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 11:23
Shkëndija është e gatshme

Në prag të ndeshjes së sotme (ora 18:00) me Nomme Kalju të Estonisë, trajneri dhe kapiteni i Shkëndijës së Tetovës në konferencë për shtyp shprehën bindjen se kuqezinjtë do të marrin rezultat pozitiv në këtë përballje të vajtjes në raundin e parë kualifikues të Championsit.

“Shkëndija është e gatshme për lojën dhe sigurisht presim rezultat sa më të mirë para ndeshjes së kthimit. Kemi analizuar mirë ekipin Nomme Kalju dhe mund të them se flasim për skuadër që dëshiron të luajë futboll. Insistojnë të luajnë me mesfushorin qendror, që nis thuajse çdo aksion, ndërsa kanë shumë aktiv krahun e majtë.

Gjithsesi, ne kemi respekt për kundërshtarin dhe kësaj ndeshjeje, si gjithë të tjerave, i qasemi me seriozitet maksimal dhe fokusi ynë është vetëm te ky takim”, tha Qatip Osmani.

“Ndeshjet në Europë dallojnë nga ato kampionale, gjithmonë janë më të vështira. Mirëpo mendoj se kualiteti gjithmonë arrin të dalë në pah, eksperienca gjithashtu dhe më i rëndësishëm është motivi dhe qëllimi që kemi.

Për ne rezultat pozitiv do të ishte të shënojmë gol dhe mos të pranojmë. Normal kemi dy ndeshje dhe sido që të shkojë ndeshja e nesërme, jam i bindur se fituesi i këtij dueli do të vendoset në Shkup”, deklaroi kapiteni Armend Alimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat