Roma përgatit ofertë të re për Baily

Futboll

Roma përgatit ofertë të re për Baily

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 11:48
Leon Bailey

Romakët sërish në sulm për lojtarin e Leverkusenit.

Drejtuesit e klubit të Romës po përgatisin një ofertë të re për Leon Bailey, shkruan Futboll Italia, përcjellë KosovaPress.

Klubi italian ka  ka synuar 21-vjeçarin për një kohë  të gjatë dhe tashmë janë të prirur ta nënshkruajnë atë si një zëvendësim për Stephan El Shaaraëy, i cili u transferua në Kinë javën e kaluar.

Por klubi gjerman, Leverkusen thuhet se e vlerëson lojtarin me 40 milion euro dhe kjo është pengesa e vetme për drejtuesit e klubit romak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat