I jepet lamtumira e fundit Florijana Ismailit! Një numër i madh i sportistëve, qytetarëve, miq e familjarë dhanë lamtumirën e fundit Florijanës.
Me 29 qershor humbi jetën tragjikisht në moshën 24-vjeçare Florijana Ismaili!
Futbollistja e kombëtares së Zvicrës dhe kapitene e Young Boysit nga Bernë, u zhduk me 29 qershor në liqenin e Comos në Itali.
Ajo me 2 korrik u gjet në thellësi të liqenit 204 metra.
Jo vetëm bota sportive mbetet e tronditur për humbjen tragjike të futbollistes shqiptare, prej më të mirave.
Bota e futbollit mbetet pa një emër të madh, por veprat saj do të mbeten gjithmonë të pa vdekura.
Sot i thonë lamtumirën e fundit, Florijanës. Futbollistet e kombëtares zvicerane e të Youngy Boys, miq e familjarë, i japin lamtumirën e fundit Florijanës në fshatin Worben të Zvicrës. Dhimbje e lot për Florijana Ismailin!