Lazio nënshkruan me shqiptarin

Futboll

Lazio nënshkruan me shqiptarin

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 12:53
Lazio nënshkruan me shqiptarin

Mbrojtësi shqiptar, Serxho Kalaj do të jetë pjesë e Lazios edhe për 3 vitet e ardhshme.

Talenti nga Malësia e Madhe, firmosi kontratë si profesionist tek kryeqytetasit, pas eksperiencës pozitive me ekipin e të rinjve.

Paraqitjet e tij arritën të bindnin drejtuesit e Lazios, për t’i ofruar një kontratë 3-vjeçare, Kalajt, i cili është pjesë edhe e Shqipërisë U-21.

Me shumë gjasa mbrojtësi 20-vjeçar, do të huazohet te ndonjë skuadër tjetër, për të fituar eksperiencën e nevojshme, pasi është shumë e vështirë që të gjejë hapësira te skuadra e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat