Portieri i Kosovës flet për kalimin në klubin tjetër anglez

Futboll

Portieri i Kosovës flet për kalimin në klubin tjetër anglez

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 14:46
Portieri i Kosovës flet për kalimin në klubin tjetër anglez

Portieri Arijanet Muriçi ka folur për herë të parë si lojtar i Nottingham Forestit.

Portieri i kombëtares së Kosovës e kompletoi huazimin te skuadra nga Championshipi nga Manchester City deri në fund të sezonit 2019/20.

20-vjeçar fillimisht e ka vazhduar kontratën me Citizens deri në vitin 2024, për ta kompletuar më pas huazimin te Nottinghami.

Portieri shqiptar ka thënë se është i lumtur që e ka kompletuar huazimin te skuadra angleze, por edhe që dëshiron të lë gjurmë. “Unë e njoh shumë mirë Championshipin, kam kaluar shumë kohë duke i shikuar takimet në televizion dhe e di se ka përballja të vështira.

Jam këtu që të luftoj për pozitën e portierit të parë dhe të sigurohem që të kem shumë minutazh”, ka thënë Muriç. “Ja shumë i entuziazmuar që ky sezon është afër të fillojë.

Ne na duhet të kemi një fillim të fuqishëm në ndeshjet para sezonale, që të jemi të sigurt për fillimin e sezonit”, ka thënë Muriç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat