Zbulohet lista e lojtarëve të Milanit që do të vijnë në “Fadil Vokrri”

Futboll

Zbulohet lista e lojtarëve të Milanit që do të vijnë në “Fadil Vokrri”

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 15:10
Yll i Milanit

Yjet e Milanit do ta vizitojnë stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 10 gusht, për ndeshjen miqësore kundër Feronikelit.

Pasi të hënën filloi shitja e biletave për këtë ndeshje, së fundi është publikuar edhe lista e lojtarëve kuqezinj që do të luajnë në këtë ndeshje. Në listën prej 22 futbollistëve janë edhe yjet si Krzysztof Piatek, Gianluigi Donnarumma, Lucas Paqueta, e disa të tjerë.

Biletat do të shiten online për ndeshjen e madhe që do të zhvillohet më 10 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Çmimi i biletave ishte zbuluar disa ditë më parë. Ato nisin nga 35, 50 euro e deri në 85, 115 dhe 155 euro. Tifozët kosovarë janë ankuar për çmimin e biletave, i cili është konsideruar si mjaft i lartë për standardin kosovar.

Pas këtyre ankesave, Feronikeli doli me sqarim publik, duke bërë të ditur se nuk është përgjegjës për çmimet apo për ndarjen e biletave.

“Kemi marrë disa mesazhe se çmimi i biletave është i lartë e poashtu ka pasur edhe disa reagime që na shtynë drejt këtij sqarimi, por ne si klub, për fat të keq nuk mund të bëjme asgjë në këtë drejtim”, shkruhet në njoftimin e Feronikelit.

“Kompania organizuese e këtij eventi të madh futbollistik, AS Events, ka të drejtën ekskluzive të shitjes së biletave dhe si e tillë, çmimet dhe vendosjen e tyre në bazë të ulësve e cakton vetëm ajo”.

“Nuk duhet harruar që nuk kemi të bëjmë me një skuadër amatore, por me shtatë herë fituesin e UEFA Champions League. Është ndeshje historike për Kosovën dhe që asnjëherë më parë nuk ka zbarkuar skuadër më e madhe se Milan në “Fadil Vokrri”, sidomos për takime miqësore”.

“Prandaj, organizimi i kësaj super miqsoreje kërkon angazhim të jashtëzakonshëm dhe i është besuar kompanisë së lartëpërmendur. Ne si klub mund të kërkojmë vetëm mirëkuptim nga ata që nuk mund të sigurojnë një biletë për të parë ndeshjen nga afër”.

Listën e këtyre lotjarëve e publikoi faqja e tifozëve të “Rossonerëve”, AC Milan News.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat