Kjo është rroga e Xhevat Prekazit në Partizan të Beogradit!

Futboll

Kjo është rroga e Xhevat Prekazit në Partizan të Beogradit!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 korrik 2019 Në ora: 15:24
Kjo është rroga e Xhevat Prekazit në Partizan të Beogradit!

Nënkryetari i klubit të futbollit Partizani i Beogradit, profesor Vladimir Vuletiç,  ka folur për situatën aktuale që e kalon klubi serb, madje ka treguar sa ka rrogën edhe Xhevat Prekazi, ish futbollist i Remontit të Mitrovicës, Partizanit të Beogradit, Hajdukut të Splitit dhe Galatasarayt.

Ish futbollisti nga Kosova, që jeton dhe vepron në Beograd ka një rrogë të mirë, rreth 950 euro, duke iu referuar deklaratës së Vuletiçit në portalin “Kurir”. 

“Sot Partizani nuk ka asnjë administratorë as brenda dhe as jashtë stadiumi, as në shkollën e të rinjve, por kemi ish futbollistë të mëdhenj, njerëz të cilët janë të punësuar tek Partizani.

Fjala është për Xhevat Prekazin, i cili merr 110 mijë dinarë (rreth 950 euro shënimi ynë) pagë mujore”, tha mes të tjera Vuletiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat