Zyrtare: Bonera rikthehet tek Milan, por në një rol ndryshe

Futboll

Zyrtare: Bonera rikthehet tek Milan, por në një rol ndryshe

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 15:45
Daniele Bonera

Daniele Bonera edhe zyrtarisht është rikthyer tek Milani.

Mbrojtësi i cili i dha fund karrierës si futbollist tek Villareali, këtë javë është rikthyer në Milanelli ku luajti nga viti 2006 deri në vitin 2015, duke bërë 201 paraqitje zyrtare.

Ai tanimë është rikthyer tek Milan, dhe do të punojë si një nga ndihmësit e Giampaolo-s, së bashku me Francesco Conti, Salvatore Foti dhe Fabio Micarelli.

Stefano Rapetti është trajner i stërvitjes, Luigi Turci, trajner i portierit dhe Emiliano Betti, asistent i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat