De Laurentiis rrit entuziazmin te Bari

Futboll

De Laurentiis rrit entuziazmin te Bari

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 15:49
De Laurentiis rrit entuziazmin te Bari

Aurelio De Laurentiis po punon për të përforcuar Napolin dhe për ta shndërruar në në skuadër të aftë për të fituar trofe, ndërsa i biri i tij, Luigi De Laurentiis ka rritur entuziazmin mes tifozërisë së Barit.

Skuadra puljeze falimentoi verën e kaluar deh zbriti automatikisht në Serinë D, por më pas pronësinë e klubit e mori De Laurentiiis, që emëroi si president të birin.

Pas vetëm një sezoni, Bari arriti të ngjitet në Serinë C, ndërsa tashëm po përforcohet që edhe këtu të mos rrijë më tepër se një sezon, dhe vitin tjetër të ngjitet në Serinë B.

Kështu ditën e djeshme Bari prezantoi dy futbollistë të ardhur nga Sassuolo në Serinë A, si Mirco Antenucci dhe Filippe Costa, ndërsa sot është arritur marrëveshja me dy futbollistë të tjerë të elitës së futbollit italian.

Bëhet fjalë për dy futbollistë të Parmës, portieri Pierluigi Frattali dhe mesfushori Manuel Scavone, të cilët do të largohen nga emilianët dhe pritet të nënshkruajnë për 3 sezone me Barin.

Mesa duket strategjia e Luigi De Laurentiis është që të sjellë në skuadër futbollistë nga Seria A, me qëllim që të krijojë një bazë solide që do të garantojë ngjitjen në Serinë B dhe përfaqësimin e denjë aty, me synim rikthimin sa më shpejt në elitën e futbollit italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat