"Pogba po i trajton drejtuesit si idiotë", - plas te United

Futboll

"Pogba po i trajton drejtuesit si idiotë", - plas te United

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 16:02
Paul Pogba

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Paul McGrath, ka folur në lidhje me situatën e Paul Pogbasë dhe dëshirën e tij për t'u larguar nga anglezët. 

Ai mendon se francezi po i trajton drejtuesit e klubit si idiotë. "Paul Pogba duket sikur jeton në botën e tij dhe mendon se mund të veprojë si të dojë me United, sepse ka një impakt të madh krahasuar me të tjerët. 

"Pogba nuk mund t'i trajtojë drejtuesit e klubit si idiotë dhe ata janë të tillë nëse e lënë diçka të tillë të ndodhë. Unë do e largoja nga klubi", - thotë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat