Everton synon yllin e Juventusit

Futboll

Everton synon yllin e Juventusit

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 16:08
Foto

Skuadra angleze ka piketuar sulmuesin e Juventusit, Moise Kean.

Siç raporton Mail, Everton ka nisur negociatat për të transferuar lojtarin e Juvetusit i cili nuk llogaritet në planet e trajnerit Sarri, përcjellë KosovaPress.

Anglezët po e shohin 19 vjeçarin si zëvendësues të Romelu Lukaku i cili u largua për të nënshkruar me skuadrën e Manchester Unitedi-t.

Juventus kërkon të përfitoj sa më shumë nga shitja e lojtarit, duke futur një klauzolë të lartë për yllin i cili pati disa paraqitje fantastike sezonin e kaluar me kampionët e Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat