"Ninxha" ndryshon vendim, Interi surprizohet nga Nainggolan

Futboll

"Ninxha" ndryshon vendim, Interi surprizohet nga Nainggolan

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 16:38
Nainggolan

"Nainggolan dhe Icardi janë talente, por nuk bëjnë pjesë në planet tona", - tha Marotta në lidhje me të ardhmen e tyre tek Interi. Drejtuesi e bëri të qartë se nuk ka vend për ta në formacionin e Antonio Contes. 

"Ninxha" ka filluar të konsiderojë largimin drejt Kinës. Ai e ka kuptuar se nuk ka të ardhme në "San Siro" dhe paratë aziatike po e tundojnë shumë. Belgu ka ngarkuar agjentin e tij që t'i gjejë një projekt serioz me të ardhura të mira në Kinë.

Daliani i Benitezit dhe Hamsikit ka dalë në skenë, ndërsa një alternativë mbetet dhe Shanghai Shenhua me sulmuesin El Shaarawqy që është kthyer sërish në një "faraon".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat