Alves fitoi titullin e 40-të në karrierë, por ky është futbollisti i vetëm që ka fituar më shumë se braziliani

Futboll

Alves fitoi titullin e 40-të në karrierë, por ky është futbollisti i vetëm që ka fituar më shumë se braziliani

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 16:51
Dani Alves

Me fitoren e Kupës së Amerikës, Dani Alves u bë futbollisti që fiton 40 tituj brenda karrierës së tij të lavdishme të cilën e kaloi nëpër klubet më të mëdha në botë.

Braziliani ka tashmë ka fituar 40 tutuj në 18 vite karrierë dhe në 5 klube të ndryshme, pa përmendur këtu 114 paraqitjet e tij për Brazilin.

Alves filloi karrierën e tij në klubin e Bahias në Brazil përpara se të transferohej në Sevilla në vitin 2002 dhe të fillojë të koleksionojë titujt.

Ai fitoi 5 tituj me Sevillën, 23 me Barcelonën, 2 me Juventusin, 6 me Parisin dhe 4 tituj me shtetin e Brazilit.

Por, është një futbollist që megjithatë ka arritur të fitojë më shumë tituj se Dani Alves.

Bëhet fjalë për Hossam Hassan, egjiptianin i cili udhëheqi sulmin e Egjiptit dhe të disa klubeve të ndryshme, përfshirë ekipin nga Zvicra, Xamax.

Këta janë titujt që ai ka fituar:

Hassan ka fituar 14 herë Ligën e Egjiptit, 5 herë Kupën e Egjiptit, 4 herë fitues i Kupës Afrikane, 2 Superkupa Egjiptiane, Kupën Afrikane të Klubeve Kampione, Kupën e Kampionëve të Klubeve Arabe, Fitues i Kupës së Kupës Arabe, 2 herë Superkupën Arabe, Ligën e Kampionëve të CAF, Kupën e UAFA për Klube, Superkupën e Saudi-Egjiptianëve, 3 Kupa të Kupës Afrikane me Kombet, 1 Gjithë Afrika dhe 1 Kupë të Kombeve Arabe.

Ai ka luajtur me klube si; Al Ahly, PAOK, Xamax, Al Ain, Zamalek, Al-Masry, Tersana dhe El-lttihad Alexandria, ndërsa ka shënuar 169 paraqitje për Egjiptin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat