“Camp Nou” shndërrohet në kantier ndërtimi

Futboll

“Camp Nou” shndërrohet në kantier ndërtimi

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 16:52
“Camp Nou” shndërrohet në kantier ndërtimi

Barcelona pritet të nisë përgatitjet të hënën e ardhshme, ndërsa në stadiumin mitik “Camp Nou” ka nisur punë për të ndërtuar nga e para katërkëndëshin e blertë.

Mjetet e rënda kanë zbritur në fushë tashmë dhe kanë shkatërruar barin, për ta shtruar nga e para, ndërsa punimet pritet të përfundojnë brenda muajit korrik.

Kështu për sezonin e ri, futbollistët e Barcelonës do të kenë mundësi të ushtrojnë talentin e tyre në një fushë krejtësisht të re dhe shumë më cilësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat