Mino Raiola: De Ligt pajtohet me ofertën e Juventusit

Futboll

Mino Raiola: De Ligt pajtohet me ofertën e Juventusit

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 17:12
De Ligt

Juventusi ka siguruar pothuajse plotësisht kartonin e De Ligt, dhe këtë e ka bërë të ditur pikërisht agjenti i mbrojtësit, Raiola.

Tani agjenti dhe lojtari po presin për një marrëveshje përfundimtar me De Ligt, që u nis para një viti.

Kohëve të fundit është raportuar që De Ligt ka rënë dakord me ofertën e Juves por pritet edhe kontakti i fundit i klubit të Ajax me ta.

Disa detaje tregojnë se mbrojtësi 19-vjeçar ra dakord për një kontratë pesëvjeçare me një tarifë prej 9 milionë euro plus bonus shtesë në çdo sezon.

Por nga e gjithë kjo lëvizja e De Ligt tek Juve ende nuk është e qartë, ndërkaq gazeta ‘De Telegraaf’ zbulon se De Ligt dhe Ajax kishin bërë një marrëveshje që nga viti i kaluar, gjë që mund të lejonte kapitenin e ekipit të largohej nëse një ofertë 50 milionë euro arrin për të.

Kështu pritet që brenda javës të vendoset gjithçka për të ardhmen e De Ligt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat