Elif Elmas te Napoli, mungon vetëm firma!?

Futboll

Elif Elmas te Napoli, mungon vetëm firma!?

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 17:25
Elif Elmasi

Transferimi i Elif Elmasit te Napoli është punë e kryer, pasi që nënkampioni i Italisë, sot mbylli me sukses bisedimet me Fenerbahçen. Sipas “Sport Mediaset”, skuadra turke kë rënë dakord për dëmshpërblimin në vlerë prej 15 mln euro, plus bonuset. Andaj gjatë ditës së mërkurë, Elif Elmas pritet të zbarkojë në Napoli, për testet mjekësore , pas së cilave do të firmos kontratën me nënkampionët e Italisë. Ndryshe për shërbimet e Elmasit në garë ishin edhe Fiorentina, Interi, Atletiko Madrid dhe Totenhami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat