Klopp jep lajmin katastrofal për Shaqirin

Futboll

Klopp jep lajmin katastrofal për Shaqirin

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 18:20
Jurgen Klopp dhe Xherdan Shaqiri

Jurgen Klopp ka konfirmuar lëndimin e Xherdan Shaqirit.

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Klopp ka konfirmuar lëndimin e Shaqirit duke thënë se lëndimin e ka pësuar në Ligën e Kombeve me kombëtaren e Zvicrës dhe se nuk do të jetë i gatshëm për fillimin e sezonit të ri të Premier Ligës që fillon me nëntë gusht.

“Shaqiri ende është i lënduar. Ai është lënduar në Ligën e Kombeve me kombëtaren e Zvicrës dhe do t’i duhet kohë për t’u kthyer. Ai ka një çarje në muskul dhe nuk do të jetë i gatshëm për skuadrën për një kohë të pa caktuar”, ka thënë Klopp.

Shaqiri muajin e kaluar zhvilloi dy ndeshje me kombëtaren e Zvicrës në kuadër të Ligës së Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat