70 mln euro pagë, Gareth Bale merr ofertë monstruoze!

Futboll

70 mln euro pagë, Gareth Bale merr ofertë monstruoze!

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 19:19
Gareth Bale

E ardhmja e Gareth Bale është larg Real Madridit, por për të nuk ka pasur interes të fortë nga ndonjë klub, që është në gjendje të sigurojë pagën e tij të lartë.

Një lajm bombë vjen nga Spanja, ku “El Chiringuito” ka bërë me dije se një klub nga Kina (i pazbuluar emri i klubit) ka ofruar pagë 70 milionë euro për sulmuesin uellsian, që e përkthyer në pagë neto i takon 35 milionë euro për Bale.

Megjithatë oferta ka qenë që Real Madrid ta lërë të largohet pa paguar para për kartonin e tij dhe klubi spanjoll e ka refuzuar kategorikisht këtë formulë, që do i shkonte për shtat lojtarit, por jo klubit.

Aktualisht Bale tek Real Madrid merr pagë 15 milionë euro në sezon, me kontratë deri në vitin 2022 dhe me pagën e ofruar në Kinë do renditej ndër më të paguarit (Neymar 38 mln euro, Messi 40 mln).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat