Shkëndija triumfon në Estoni

Futboll

Shkëndija triumfon në Estoni

Nga: Kemajl Goca Më: 9 korrik 2019 Në ora: 19:50
Qatip Osmani

Shkëndija e Tetovës tregoi lojë shumë të mirë dhe u kthye me fitore nga Estonia, duke e bërë një hap të madh drejt rrethit të dytë eliminatorë në Champions League. 
Shkëndija triumfoi me rezultat minimal 1:0 ndaj Kalju.  Kampioni i Maqedonisë Veriore, skuadra shqiptare dha maksimumin  në Tallinn e cila u shpagua me fitoren e madhe dhe i krijon një qetësi me të madhe për takimin e kthimit. Periudha e parë e lojës përfundoi pa gola, por në pjesën e dytë, pas një loje angazhuese u arrit goli nëntë minuta para se të përfundoi sfida.

Në minutën e 81-të penallti, ndërsa Agim Ibraimi me mjeshtri e konkretizoi në gol dhe i solli fitore kuqezinjve.

Kjo është një fitore e madhe e tetovarëve, veçmas kryetrajneri Qatip Osmani është shumë i lumtur për rezultatin pozitiv, sepse pothuajse me një këmbë e ka kualifikuar më tej, megjithëse duhet pritur edhe sfidën e kthimit, që luhet në stadiumin në Shkup.

Skuadra e FC Shkupit pas një udhëtimi nga Stambolli për në Erevan të Armenisë, ka zhvilluar dhe stërvitjen e parë në qytetin Gymri, aty edhe ku do të luhet ndeshja e së enjtes kundër ekipit të Pyunik-ut.

Të enjten me fillim në orën 15:30, Shkupi zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve të Europa League. “Futbollistët pasi që u ambientuan në hotelin Olimpik të qytetit të Gymrit, pasdite ka zhvilluar dhe stërvitjen e parë në stadiumin e akdameisë të skuadrës Shirak Gymri.

Me një intensitet më të lehtë dhe me më pak ngarkesë, trajneri Umit Karan dhe stafi i tij u dhanë këshillat futbollistëve për tu ambientuar në këtë qytet, që shpesh herë rrëmbehet nga erërat e fuqishme, e që kështu ishte edhe gjatë kësaj stërvitjeje”, bëhet e ditur nga FC Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat