Lladrovci: Përpara Feronikeli, tregoni kush jeni, tregoni çka dini!

Futboll

Lladrovci: Përpara Feronikeli, tregoni kush jeni, tregoni çka dini!

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 20:09
Ladrovci duke e ndjekur ndeshjen Feronikeli - The New Saints

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se sonte Feronikeli do të bëjë hapin e madh që deri më sot nuk e arriti asnjë klub i shtetit.

Ai përmes një shkrimi në facebook ka thënë se fitorja kundër “The New Saints” në uells do të jetë dëshmi se do të ecin në garën kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Postimi i plotë:

Edhe kësaj radhe, ne do të bëjmë hapin e madh që deri sot nuk e arriti asnjë klub i shtetit tonë në futboll, hapin që na ka caktuar fati, me fitore. As më pak as më shumë, vetëm fitore.

Përpara Feronikeli, tregoni kush jeni, tregoni çka dini!

Fitorja jonë kundër The Neë Saints këtu në Uells do të jetë dëshmi se do të ecim në garën kualifikuese të Ligës së Kampionëve!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat