Ministri pas barazimit të Feronikelit: I lumtur për ekipin e zemrës, edhe unë kam luajtur dikur aty - Bota Sot
Ministri pas barazimit të Feronikelit: I lumtur për ekipin e zemrës, edhe unë kam luajtur dikur aty

Futboll

Ministri pas barazimit të Feronikelit: I lumtur për ekipin e zemrës, edhe unë kam luajtur dikur aty

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 22:49
Feronikeli

Ministri i Arsimit, Shyqeri Bytyqi ka thënë sot se dikur ka luajtur futboll profesionist me skuadrën nga Drenasi, Feronikeli, pas barazimit të kampionit të Kosovës ndaj skuadrës uellsiane, TNS.Bytyqi, përmes një shkrimi në Facebook, ka deklaruar se është shumë i lidhur me skuadrën e Feronikelit.

Ka thënë se është shumë i lumtur me barazimin që kampioni i Kosovës e arriti në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve në udhëtim ndaj The Neë Saints (TNS), në Uells.

“Shumë i lumtur me barazimin e arritur nga ekipi im i zemrës, Feronikeli, ndaj kampionit të Uellsit, TNS, në kuadër të fazës kualifikuese për Ligën e Kampionëve. Të jashtëzakonshëm ishin futbollistët e Feronikelit, klubit me të cilin jam shumë i lidhur për faktin se dikur edhe vet kam kaluar disa vite si futbollist profesionist”, ka thënë Bytyqi.

“Suksese djema! Besoj shumë në rrugëtimin tuaj drejt inkuadrimit në grupet e UCL”, ka deklaruar ministri. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...