Napoli nis kontaktin me “Dybala-në e ri”

Futboll

Napoli nis kontaktin me “Dybala-në e ri”

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 00:16
Maximiliano Lovera

Napoli po mundohet të bëjë një merkato të madhe këtë verë dhe emri i radhës që po përflitet është Maximiliano Lovera, i cili konsiderohet si Dybala i ri. 

Talenti 20-vjeçar i cili aktualisht luan te Rosario Central në Argjentinë, ka tërhequr vëmendjen nga skuadra napolitane që e konsideron si një lojtar me të ardhme të madhe. 

Drejtori sportiv i Napolit Cristiano Giuntoli thuhet të jetë një tifoz i madh i sulmuesit dhe po mundohet ta afrojë këtë verë. 

Lovera ka dalë nga akademia e Rosario Central përpara se të hynte në ekipin e parë në vitin 2016. 

Që prej atij momenti, ai ka luajtur 40 ndeshje dhe është grumbulluar në U-20 të Argjentinës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat