Asensio largohet nga Reali, transferohet në Premierligë

Futboll

Asensio largohet nga Reali, transferohet në Premierligë

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 00:22
Marco Asension

Liverpool raportohet se po mendon të bëjë një ofertë prej 74.5 milionë euro për Marco Asension e Real Madridit.

‘TalkSport’ shkruan se kampionët e Evropës janë të interesuar për yllin spanjoll.

Mesfushori 23 vjeçar pati një periudhë të vështirë në sezonin e kaluar te Real Madrid, duke mos pasur shumë minuta në dispozicion.

Ardhjet e fundit te Real Madrid, lënë të kuptohet se Asensios i duhet të punojë shumë për të zënë vend në formacionin e Zidanes.

Vlen të ceket se Asensio në sezonin e fundit shënoi gjashtë gola dhe kompletoi shtatë asistime në fanellën e Real Madrid./Lajmi.net/  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat