Parisi pajtohet të hyjë në negociata me Barçën për Neymar nëse përfshihet ky futbollist

Futboll

Parisi pajtohet të hyjë në negociata me Barçën për Neymar nëse përfshihet ky futbollist

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 01:01
Neymar

Neymar ka filluar të marrë çdo masë të mundshme vetëm e vetëm që të arrijë një transferim të mundshëm në Barcelonë.

Së fundmi ai nuk është paraqitur fare në stërvitjet e klubit parisien duke u rebeluar, gjë që ka shkaktuar nervozizëm tek PSG.

Parisi ka njoftuar se janë të gatshëm ta lënë brazilianin të largohet vetëm nëse një ofertë e përshtatshme për të dy palet vjen në tavolinë.

Trajneri i Parisit është në kërkim të një mesfushori defanziv dhe kanë objektiv Casemiron e Real Madridit, por objektiv ky shumë vështirë i arritshëm.

Sidoqoftë, nëse Barcelona ofron Rakiticin plus para për shërbimet e Neymar, atëherë Parisi do të hyjë në negociata për brazilianin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat