Feronikeli mund të hyjë në histori të futbollit vendor

Futboll

Feronikeli mund të hyjë në histori të futbollit vendor

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 09:19
Kampioni i Kosovës, Nikli

Kampioni i Kosovës, Nikli me shumë mundësi mund të hyjë në histori të futbollit vendor.

Pas barazimit të djeshëm ndaj TNS në udhëtim me rezultat 2:2, skuadra nga Drenasi ka shanse të mira të kualifikohet në raundin tjetër në Ligën e Kampionëve.

Në rast se ndodh një gjë e tillë, atëherë Nikli do të bëhej skuadra e parë vendore e cila kalon një raund të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.

Këtë më herët kishin pasur mundësin ta bëjnë skuadra si, Drita dhe Trepça 89, por asnjë nga këto skuadra nuk ka arritur të paktën ta kalojë një raund në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë që ndeshja kthyese mes Feronikelit dhe TNS luhet javën e ardhshme në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat