Lojtari shqiptar u prezantua te Drenica dhe Vushtrria, flet Tahir Lushtaku: Ja se çfarë ndodhi

Futboll

Lojtari shqiptar u prezantua te Drenica dhe Vushtrria, flet Tahir Lushtaku: Ja se çfarë ndodhi

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 10:00
Sipas faqes zyrtare të Drenicës, Besfort Dervishaj kishte nënshkruar kontratë për dy vitet e ardhshme.

Në futbollin vendor shpeshherë ndodhin gjëra të pa zakonta.

Një ndër to është edhe rasti me lojtarin Besfort Dervishaj.

Me 8 qershor skuadra e Drenicës kishte njoftuar se kishte nënshkruar me talentin, Dervishaj. Sipas faqes zyrtare të Drenicës ai kishte nënshkruar kontratë për dy vitet e ardhshme.

Por disa ditë më pas skuadra e Vushtrrisë kishte prezantuar të njëjtin lojtar si përforcim.

Edhe pse të gjithë u çuditën me këtë, trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku sqaroi se pse ndodhi një gjë e tillë.

Image

“Besarti ka qenë futbollist i Drenicës, e kemi vazhduar normalisht kontratën dhe me marrëveshje të dy anshme jemi dakorduar që të jetë pjesë e Vushtrrisë për 1 sezon dhe mbas një viti ai të kthehet sërish në Drenicë. Në një far formë është si huazim kisha me thënë që kjo është e vërteta për Dervishin”, u shpreh Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat