Rashfordi e komenton videon kontroverse të Lingardit

Futboll

Rashfordi e komenton videon kontroverse të Lingardit

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Marcus Rashford e ka pranuar se videoja kontroverse e bashkëlojtarit të tij në Manchester United, Jesse Lingard, gjatë kohës sa këta të dy ishin në pushime, ishte e gabuar.

Jesse Lingardi tërhoqi të gjithë vëmendjen e tifozëve dhe mediave britanike pasi e postoi në rrjetet e tij sociale një video ku e tregonte dhomën e tij të çrregullt në një hotel në Miami, ku po qëndronte edhe Marcus Rashfordi dhe disa shokë të tjerë muajin e kaluar.

Sulmuesi anglez, Lingard, u kritikua për përdorimin e gjuhës së papërshtatshme në këtë video dhe ish-kapiteni i Manchester Unitedit, Gary Neville, iu referua atij si “prapanicë”.

Përfaqësuesit e Lingardit kishin pretenduar se ajo video ishte publikuar aksidentalisht, por megjithatë ai mori shumë vëmendjen për gjuhën dhe sjelljen e tij në atë video.

Lingardi dhe Rashfordi janë bashkuar sërish dhe tani ndodhen në Perth të Australisë për turneun parasezonal. Në konferencën për shtyp të mbajtur sot, Rashfordi e komentoi këtë video të Lingardit.

“Unë nuk kam folur me trajnerin për këtë gjë. Por, nga ajo që unë e pashë… njerëzit duhet ta kuptojnë se ai ishte duke e shijuar pushimin e tij dhe ajo video ishte një gabim”, është shprehur Rashfordi.

“Nuk kam çfarë të them tjetër për këtë gjë”.

Manchester Unitedi do të përballet të shtunën me Perthin në ndeshjen e parë miqësore të turneut parasezonal, pastaj do të zhvillojë ndeshjet kundër Leeds Unitedit dhe Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat