Tifozët e Juventusit i kërkojnë Higuainit të qëndrojë

Futboll

Tifozët e Juventusit i kërkojnë Higuainit të qëndrojë

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Gjatë kohës kur po dilte nga vetura për t’i bërë testet mjekësore para sezonit të ri, Gonzalo Higuain u prit nga disa tifozë të Juventusit, të cilët i kërkuan të mos largohet nga klubi italian.

Gonzalo Higuainin mori pjesë në seancën e parë stërvitore të skuadrës së Maurizio Sarrit të martën dhe ai shkoi për t’i bërë edhe testet mjekësore me pjesën tjetër të skuadrës sot.

Pikërisht në këtë vend, J Medical, një grup i tifozëve të Juventusit e priti sulmuesin argjentinas, të cilit i kërkuan të qëndrojë edhe më tutje në “Allianz”.

“Qëndro me ne, Gonzalo”, ishte njëra ndër thirrjet e tifozëve italianë.

31-vjeçari raportohet se do të largohet nga Juventusi, pasi sezonin e kaluar e shpenzoi i huazuar në Milan dhe Chelsea. Roma dëshiron ta ketë atë në skuadër, mirëpo agjenti i Higuainit insiston se argjentinasi nuk do të luajë për një tjetër klub italian.

Përkundër deklaratës së agjentit, Roma është ende e interesuar në argjentinasin dhe, para disa ditëve, drejtori sportiv i klubit, Gianluca Petrachi, i dërgoi haptazi mesazh sulmuesit.

“Nëse Higuain dëshiron të kthehet në ditët e tij më të mira, nuk ka zgjidhje më të mirë për të se ardhja te Roma”, tha Petrachi.

“Këtu, ai mund të shkojë hapave të bashkëvendësit të tij, Batistuta, që la pas shenjë të pashlyeshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat