Pogba është një ndër emrat që ka trazuar jo pak ambientin e “Djajve”

Futboll

Pogba është një ndër emrat që ka trazuar jo pak ambientin e “Djajve”

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 12:29
Pogba është një ndër emrat që ka trazuar jo pak ambientin e “Djajve”

Mançester Junajtid i ka besuar për këtë sezon Ole Gunar Solskjaer-it, ndërtimin e një skuadre konkurruese. Trofetë dhe roli protagonist ka kohë që i mungon Junajtid dhe norvegjezi është besuar për t’i risjelllë.

Ai përmes deklaratave që bën ka marrë dhe detyrën e ngritjes së imazhit të klubit, duke i dalë në mbrojtje.

Pol Pogba është një ndër emrat që ka trazuar jo pak ambientin e “Djajve”  dhe Solskjaer i vuri pikat mbi “i”.

“ Me aq sa di unë nuk ka oferta për lojtarët tanë. Ne jemi Junajtid dhe ne nuk shesim, edhe pse kemi të bëjmë me një biznes. Pogba nuk ka qenë kurrë shqetësim pasi është profesionist.

Nuk më intereson ajo që Pogba dhe Raiola flasin, kështu që nuk do ndalem. Ka kontratë këtu dhe nuk e ka vënë veten larg skuadrës. Menaxherët flasin dhe përderisa nuk ka një ofertë nuk më intereson”, kanë qenë fjalët thumbuese të norvegjezit ndaj Pogbasë dhe Raiolës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat