Renova e mposht Dritën

Futboll

Renova e mposht Dritën

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 12:34
Renova e mposht Dritën

Skuadra e Renovës me fitore i ka nisur miqësoret në kuadrin e fazës përgatitore për sezonin e ri. Xhepcishtasit shënuan fitore të thellë prej 5:1 kundër Dritës së Bogovinës, anëtare e ligës së dytë-perëndim, në fushën e këtyre të fundit.

Serinë e golave e nisi Remzifaik Selmani me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në fillim të takimit, kurse nuk vonoi shumë dhe Alban Taipi realizoi golin e dytë.

Me rezultat 2-0 përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë të dy trajnerët, Bujar Islami (Renova) dhe Ardian Imeri (Drita) bënë shumë ndryshime në përbërjet e tyre.

Megjithatë, edhe në vazhdim të takimit Renova ishte më superiore duke shënuar tre gola të tjerë përmes: Argjendt Gafurit, Lutfi Bilalit dhe Ilirid Ademit. Për Dritën golin e vetëm e shënoi Islami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat