Shfaqet Neymar pas akuzave të PSG-së, luan një sport ndryshe nga futbolli

Futboll

Shfaqet Neymar pas akuzave të PSG-së, luan një sport ndryshe nga futbolli

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 14:13
Foto

Ylli i Paris Saint-Germain Neymar ende refuzon të kthehet në Francë për stërvitjet para-sezonale – dhe në vend të kësaj është filmuar duke luajtur volejboll në plazhet e Brazilit.

27-vjeçari është quajtur “i mjerueshëm” nga klubi i tij këtë javë dhe është në luftë me PSG-në, pasi ai është i lidhur me një kthim te Barcelona këtë verë, por situata nuk duket penguese për brazilianin.

Në vend të kësaj, braziliani është parë për herë të parë që nga deklarata e PSG-së. I buzëqeshur, ai është duke shijuar një javë emocionuese, së pari duke parë finalen e Kupës së Amerikës dhe duke luajtur volejboll në plazh me miqtë, transmeton lajmi.net.

Bashkë me profesionistët e këtij sporti Bello Soares, Adriano Soncini dhe Fernando Leite, Neymar luajti një turne të volejbollit në plazh, ku u shfaq i qeshur me shokët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat