Zyrtare: Drita rikthen në skuadër sulmuesin e njohur

Futboll

Zyrtare: Drita rikthen në skuadër sulmuesin e njohur

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Skuadra e Dritës ka rikthyer në anët e veta sulmuesin brazilian.

Gjilanasit sot gjatë ditës kanë zyrtarizuar ardhjen e sulmuesit, Gilberto Fortunato i cili edhe më parë ishte pjesë e Dritës.

Në vitin 2016 ai ishte pjesë e Dritës, ku në 9 paraqitje sa kishte gjithsej ka shënuar vetëm 2 gola. Ai më pas u largua pasi që kishte një ofertë të majme nga Malejzia, saktësisht ekipi PKNP FC.

Së fundmi Fortunato ishte pjesë e ekipit Sport Boys në Bolivi, teksa karriera e tij është e pasur me klube nga pothuajse në të gjitha kontinentet.

Kujtojmë që Fortunato ishte pjesë edhe e klubeve shqiptare Tirana dhe Flamurtari.

Drita pak kohë më parë prezantoi Donat Hasanajn, mesfushorin e ardhur nga Prishtina, teksa në këtë afat kalimtarë ka kryer edhe transferimet e Ilir Blakçorit, Hamdi Namanit, Drilon Islamit, Izair Eminit, Darko Tofiloskit dhe Valmir Kutllovcit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat