Kleberson: Shitne Pogban

Futboll

Kleberson: Shitne Pogban

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 15:58
Paol Pogba

Ish-mesfushori i Manchester United, Kleberson ka thënë se United duhet ta shesë Pogban.

Braziliani i cili ka luajtur dy vite në “Old Trafford”, beson se kjo është gjëja më e mirë për t’u bërë.

Pogba është i kërkuar nga gjiganti spanjoll, Real Madrid dhe ish-klubi i tij Juventus.

Kleberson i cili u transferua në Manchester United pasi fitoi Kupën e Botës me Brazilin në vitin 2002 beson që është koha që United të fitojë disa para nga francezi.

“Është lëvizje e mirë për të shitur Pogban, ai është një lojtar i mirë dhe talenti i tij është i pabesueshëm, por stili i tij është më ndryshe dhe nuk i nevojitet United”, deklaroi ai.

Ai shtoi se Pogba duhet të provojë një sfidë të re, transmeton KosovaPress.

“Pogba duhet të largohet tash dhe të provojë në sfidë të re, ndonjëherë është vështirë të transferohesh në United por nuk mund të adaptohesh me stilin e lojës”, vazhdoi braziliani.

Ai po ashtu nuk pranoi se problemet e Pogbas janë të njëjta me ato të vetat kur luante në “Old Trafford”.

“Problemet e Pogbas nuk janë siç kanë qenë të miat, Pogba ka luajtur më shumë dhe unë kam pasur më shumë lëndime”, tha Kleberson.

Ai në fund shtoi se ai nuk po luan ashtu siç luan me Francën duke thënë se gjatë kohës kur luan me përfaqësuesen franceze ai është një tjetër lojtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat