Blerja 50 milionëshe e Realit detyrohet ta ndërpresë prezantimin shkaku i trullosjes

Futboll

Blerja 50 milionëshe e Realit detyrohet ta ndërpresë prezantimin shkaku i trullosjes

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 17:14
Eder Militano

Blerja e re 50 milionëshe e Real Madridit, Eder Militano, u detyrua ta ndërpresë para kohe prezantimin në Santiago Bernabeu, për shkak se kishte ndier trullosje të mërkurën pasdite.

Mbrojtësi 21-vjeçar nënshkroi kontratë gjashtëvjeçare me Realin në mars dhe zyrtarisht u largua nga Porto në fund të sezonit 2018/19.

Përfaqësuesi brazilian mahniti gjatë vitit të tij të parë në futbollin evropian, pasi iu bashkua Portos nga Sao Paulo verën e kaluar.

Ai u bë blerja e parë e Zinedine Zidanit pas kthimit në stolin e të bardhëve. Ai u prezantua sot si lojtar i Madridit, por gjërat nuk shkuan aq mirë për të.

Gjatë intervistës për faqen zyrtare të klubit në prezantimin e tij, ish-ylli i Portos s’i ndie mirë dhe u detyrua të largohej papritmas nga dhoma e shtypit.

Sipas Goal, ai kishte mbërritur në Madrid në orën 5 të mëngjesit dhe nuk kishte ngrënë mjaftueshëm, prandaj edhe nuk është ndier mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat