Mund t’ia shohin hairin Ardian Koznikut jo vetëm gjakovarët!

Futboll

Mund t’ia shohin hairin Ardian Koznikut jo vetëm gjakovarët!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 korrik 2019 Në ora: 17:45
Mund t’ia shohin hairin Ardian Koznikut jo vetëm gjakovarët!

Legjenda e futbollit të Kosovës, Ardian Kozniku, në javën e ardhshme do të zbarkojë në Kosovë së bashku me drejtuesit e Lokomotivës nga Zagrebi ku do të mbahet edhe kampi për talentet e futbollit nga data 15-19 korrik. 

Mund t’ia shohin hairin Koznikut jo vetëm gjakovarët! Sepse ai talent që ftohet në Zagreb nga Lokomotiva mund të shkojë shumë përpara, duke pasur parasysh çfarë kushte ka klubi kroat.

Mbetet të shihet se cilët nga talentet do të janë në listën e kroatëve.   

“Jam krenarë që bashkëkombësve të mi po iu mundësojë që të vijnë në provë në Lokomotivë. Është një kamp profesional në Gjakovë, që i hap dyert talenteve të Kosovës që të provohen në Lokomotiva”, kështu ka thënë Kozniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat