Dy rinovime dhe një përforcim, Tirana vijon prezantimet

Futboll

Dy rinovime dhe një përforcim, Tirana vijon prezantimet

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 21:25
Tirana

Në përpjekjet për të ndërtuar skuadrën me të cilën do të garojë sezonin e ardhshëm, drejtuesit e klubit të Tiranës kanë prezantuar pasditen e të mërkurës tre nënshkrime të tjera, përkatësisht dy rinovime dhe një përforcim.

Kështu, ka rinovuar kontratën për një tjetër vit bardheblu veteran i portës, Ilion Lika. Gardiani konfirmon kështu qëndrimin në “shtëpi” për një tjetër sezon, duke bërë që edicioni 2019-2020, të jetë i shtati me skuadrën e Tiranës.

Veç Likës, një tjetër rinovim për bardheblutë është edhe ai i mbrojtësit Eni Imami. Futbollisti 26-vjeçar ka nënshkruar rinovimin për një tjetër sezon me skuadrën e Tiranës, aty ku Imami u transferua pë herë të parë sezonin e kaluar.

Pas prezantimit të rikthimit të Edvan Bakaj dhe rinovimit të Ilion Likës, bardheblutë kanë bërë një tjetër ndërhyrje në portë, duke tentuar përforcimin me afrimin e Pano Qirko. Portieri 20-vjeçar mësohet se ka nënshkruar me bardheblutë një kontratë 3-vjeçare. Portieri i ri bardheblu vjen pas një të kaluare te Flamurtari dhe konsiderohet si investim dhe përforcim me vlera per porten bardheblu.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat